LIFESTYLE, 27 Nëntor 2025, 12:39

Moderatorja Lei Kraja befason me deklaratën e saj: Dua fëmijë me Arbër Çepanin, hajde bëhu babai i tij! Reagimi: Jam dakord. E bëjmë që tani

Moderatorja Lei Kraja befason me deklaratën e saj: Dua fëmijë me

Moderatorja, Lei Kraja i ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit. Ish moderatorja e njohur, ishte e ftuar dje në Top Albania Radio ku po diskutohej rreth Arjan Currit për podkastin që kishte me Grida Dumën.

Ndër të tjera, aty u fol për një martesë të mundshme të analistit në të ardhmen dhe pikërisht iniciuar nga kjo, Kraja tregoi se do të ishte e gatshme të bënte një fëmijë me Arbër Çepanin.

Madje tregoi se i kishte thënë disa herë aktivistit të njohur për të qenë ai babai i fëmijës së saj.

E ftuar në “Pardon My French”, Lei Kraja tha: “E kam menduar dhe them që po të mos kem bërë fëmijë deri në moshën 35-vjeçare do t’i them Arbër Çepanit: “Hajde të bëjmë një fëmijë me kontratë”. Duke qenë se i kam thënë disa herë: “Hajde bëhu babai i fëmijës time”.

Një deklaratë që ka nxitur reagime të shumta dhe nuk dihet nëse është një provokim i bukuroshes për komente apo vërtetë ajo do të dëshironte që babai i fëmijëve të saj të ishte ish banori i Big Brother Albania.

‘Dua një fëmijë me të’, ja si i përgjigjet Arbër Çepani kërkesës së Lei Krajës

Një ditë më parë në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, u diskutua tema në lidhje me deklaratën që bëri Arjan Curri në podkastin e Grida Dumës, ku tha se do të bënte një fëmijë me marrëveshje.

Moderatorja e njohur, Lei Kraja, i habiti të pranishmit në studion e emisionit si dhe dëgjuesit kur bëri deklaratën e papritur. Ajo tha se ka menduar që nëse nuk do të ketë bërë fëmijë deri në moshën 35-vjeçare, do t’i thotë Arbër Çepanit që të bëjnë një fëmijë me kontratë.

Kësaj deklarate të papritur të Leit i ka kthyer përgjigje menjëherë Çepani. Ky i fundit ka publikuar në “Instastory” videon ku tregon moderatoren teksa thotë kërkesën e saj për të.

“Jam dakord. E bëjmë që tani”, ka shkruar Arbër në postimin e tij.

Moderatorja Lei Kraja befason me deklaratën e saj: Dua fëmijë me