LIFESTYLE, 29 Nëntor 2025, 19:18

Ndërron jetë skenaristi, fitues i çmimit Oscar, Tom Stoppard

Ndërron jetë skenaristi, fitues i çmimit Oscar, Tom Stoppard

Dramaturgu britanik Tom Stoppard, fitues i një Oscar dhe një Glob të Artë për skenarin e filmit Shakespeare in Love, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, njoftoi sot agjencia e tij artistike, United Agents.

Stoppard vdiq në mënyrë të qetë, pranë familjes së tij, në shtëpinë e tij në jugperëndim të Anglisë, sipas njoftimit të United Agents.

“Me trishtim të thellë njoftojmë vdekjen e mikut dhe klientit tonë, Tom Stoppard, në shtëpinë e tij në Dorset,” thuhet në komunikatën zyrtare.

Stoppard u bë i njohur kryesisht për skenaret e filmave Brazil dhe Shakespeare in Love.

Ai ishte me origjinë nga Çekosllovakia, nga e cila iku pas ardhjes së nazistëve në vend, dhe konsiderohet si një nga dramaturgët më të shquar britanikë.