LIFESTYLE, 28 Nëntor 2025, 19:33

Familja e Bruce Willis vendos që pas vdekjes t’ua dhurojë trurin e tij shkencëtarëve për studime!

Familja e Bruce Willis vendos që pas vdekjes t’ua dhurojë trurin

Aktori i njohur i Hollivudit dhe aq i dashur për publikun, Bruce Willis, po kalon momente të vështira të jetës me sëmundjen e rëndë që e ka prekur dhe që i rrezikon jetën me kalimin e ditëve.

Tani, familja e tij ka vendosur që ta dhuronte trurin e tij për qëllime shkencore, që të kontribuonte në kërkimin mbi sëmundjen që e prekte.

Gruaja e tij, Emma Heming Willis, e zbuloi vendimin në librin e saj “Udhëtimi i papritur”.

Siç shpjegon ajo, donacioni do t’u lejojë shkencëtarëve të studiojnë ndryshimet e mundshme në tru, të tilla si ndryshimet strukturore, mutacionet ose variacionet e proteinave, të cilat mund të çojnë në trajtime të reja.

Kjo iniciativë përfshin të gjithë familjen, me Emmën, dy vajzat e tyre të mitura, si dhe ish-gruan e Willis, aktorja e njohur Demi Moore, së bashku me vajzat e tyre të rritura.

Qëllimi është që një përvojë e vështirë personale të shndërrohet në një ndikim pozitiv në shkencë.

Në një intervistë, Emma foli për bisedën që kishte pasur me vajzat e saj, Mabel dhe Evelyn, rreth demencës së babait të tyre:

“Nuk kemi arritur ende atje. Vajzat e dinë për sëmundjen. Nëse më pyesin, do t’u përgjigjem, por jemi të përqendruar te sot”.

Aktorja pranon se të menduarit për të ardhmen shkakton ankth:

“Kur do të vijë goditja tjetër? Por e di që kurdo që të vijë, ne do të jemi të përgatitur.”

Pavarësisht përgatitjes, ai thekson se kjo nuk e bën procesin më pak të dhimbshëm:

“Për momentin, jemi të qëndrueshëm”.