TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Robert Redford është kujtuar si një “gjeni” dhe një “luan” pas vdekjes së tij në moshën 89-vjeçare, sipas “Entertainment Tonight”.
Aktori dhe regjisori legjendar vdiq sot në shtëpinë e tij në Utah.
Redford u konsiderua si kumbari i kinemasë së pavarur.
Meryl Streep luajti përballë tij në dramën romantike të vitit 1985 “Out Of Africa” dhe filmin e vitit 2007 “Lions For Lambs”, me regji të Redford.
“Një nga luanët ka ndërruar jetë. U prehsh në paqe miku im i dashur”, tha Streep në një deklaratë.
Aktorja Marlee Matlin, një nga yjet e kinematografisë, fituese e çmimit “Oscar” në filmin “Coda”, e cila u shfaq për herë të parë në Festivalin e Filmit “Sundance” të Redford, shkroi në X: “Filmi ynë, “Coda”, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për shkak të “Sundance”.
“Dhe “Sundance” ndodhi falë Robert Redford. Një gjeni ka ndërruar jetë”, tha ajo.
Festivali i Filmit “Sundance” është një festival vjetor i filmit – i organizuar nga Instituti Sundance – i themeluar në vitin 1981 nga Robert Redford.
Spencer Cox, guvernatori i Utah-ut, shtetit amerikan ku Redford jetoi dhe themeloi festivalin, shkroi: “Dekada më parë, Robert Redford erdhi në Utah dhe u dashurua me këtë vend”.
“Ai i vlerësoi peizazhet tona dhe ndërtoi një trashëgimi që e bëri Utah një shtëpi për rrëfim dhe kreativitet”, tha Cox.
“Përmes “Sundance” dhe përkushtimit të tij ndaj ruajtjes së natyrës, Redford ndau Utah-un me botën. Sot ne nderojmë jetën e tij, vizionin e tij dhe kontributin e tij të qëndrueshëm në shtetin tonë”, tha ai.