LIFESTYLE, 16 Shtator 2025, 19:21

Pas fitores së çmimit “Emmy”, ylli i serialit “Adolescence” merr mesazhin e veçantë nga Robert De Niro

Pas fitores së çmimit “Emmy”, ylli i serialit

Protagonisti i ri i serialit “Adolescence”, Owen Cooper, duket se ka arritur të rrëmbejë vëmendjen që në moshën 15-vjeçare, duke marrë vlerësime shumë pozitive nga publiku dhe kritika.

Por përveç kësaj, ai ka tërhequr edhe interesin e një prej ikonave të Hollivudit, aktorit legjendar Robert De Niro.

Pas fitores së tij në çmimet Emmy, ku u nderua me çmimin për Rolin Dytësor më të Mirë në një mini-serial të Netflix, Owen Cooper mori një letër dorëshkrim nga vetë De Niro, ku i shkruante: “Fat të mbarë në të ardhmen. Qëndro i përulur.”

Aktori adoleshent udhëtoi drejt Los Anxhelosit së bashku me prindërit e tij, Andy dhe Noreen, për të marrë çmimin e shumëdëshiruar. Roli i tij si Jamie Miller në dramën “Adolescence”, i xhiruar kur ai ishte vetëm 14 vjeç dhe ku çdo episod është filmuar në një plan të vetëm të pandërprerë, ka ndezur diskutime të shumta në botën e kinemasë.

Ceremoninë e ndarjes së çmimit e bëri aktorja Sydney Sweeney, e cila e përqafoi Cooper në skenë, ndërsa salla u ngrit në këmbë për ta duartrokitur. Ai arriti të dalë fitues përballë emrave të mëdhenj, përfshirë edhe Javier Bardem.

Robert De Niro e ka mbështetur Owen Cooper që në fillimet e tij. Ata u takuan për herë të parë në muajin mars, në emisionin The One Show të BBC One, ku aktori legjendar e këshilloi: “Mendoj se ke filluar shumë mirë, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Vazhdo përpara! Qëndro larg telasheve dhe do të shkëlqesh.”

Krahasimi mes dy aktorëve nuk është i rastësishëm. Steven Graham, krijuesi dhe njëherazi aktor në serial, ka zbuluar se pas audicionit të parë të Owen Cooper, i kishte thënë nënës së tij: “Ky është Robert De Niro i ardhshëm.”

Ndërkohë, edhe yje të tjerë të njohur kanë treguar vlerësim për talentin e tij. Jake Gyllenhaal i dhuroi një “rosak me fat” para ceremonisë, i njëjti objekt që ai vetë kishte marrë si simbol fatlumi përpara nominimit të tij për Oscar për rolin në Brokeback Mountain.