LIFESTYLE, 14 Shtator 2025, 10:22

Ceremonia në Romë, djali i Jozefina Topallit martohet me moderatoren sportive

Ceremonia në Romë, djali i Jozefina Topallit martohet me moderatoren

Djali i politikanes Jozefina Topalli, Genar Topalli dhe moderatorja sportive, Cindy Marina kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në Romë të Italisë.

Ka qenë Genar Topalli i cili ka publikuar foto nga ceremonia në rrjete sociale si dhe i ka dedikuar një shkrim partneres së tij të jetës, Cindyt.

“Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë. Është një ditë e mbushur me emocione të pafundme, lumturi dhe shumë dashuri.

Në këtë ditë të shenjtë, unë dhe Cindy kurorëzojmë dashurinë tonë, duke marrë edhe bekimin e Papës - një bekim që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.

Sot nis një kapitull i ri i jetës sonë, një rrugëtim i përbashkët i ndërtuar mbi dashuri, besim dhe përkushtim.

Me Cindyn pranë meje, ndihem njeriu më me fat në botë - sepse kam gjetur shpirtin tim binjak, shoqen time më të mirë dhe dashurinë e jetës sime.

Faleminderit familjes, miqve dhe të gjithë atyre që janë pjesë e këtij momenti të paharrueshëm.

Sot në Romë, nën qiellin e hapur, dashuria jonë merr formën më të bukur të saj: përjetësinë”, shkruan Genar Topalli.

Jozefina Topalli ishte ndër 5 deputetët që munguan në ceremoninë e parë të Kuvendit të Shqipërisë në çeljen e legjislaturës së XI-të, për të marrë pjesë në dasmën e djalit të saj.

Ceremonia në Romë, djali i Jozefina Topallit martohet me moderatoren