TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jozefina Topalli, aktualisht deputete e PD në legjislacionin e ri, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente nga dasma luksoze e djalit të saj, Genar Topalli, me Cindy Marina, e cila u mbajt në Bazilikën e Shën Marisë të Altarit të Qiejve në Romë.
Në një postim në Faceobook, Topalli shkruan: Në Bazilikën e Shën Marisë të Altarit të Qiejve, në Romë, Genari dhe Cindy kurorëzuan dashurinë e tyre.
Si nënë, ky ishte një moment i paharrueshëm, plot emocion e mirënjohje.
Uroj që martesa e tyre të jetë gjithmonë e mbushur me dashuri, respekt e bekim nga Zoti.











