TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rita Ora ka surprizuar publikun me një deklaratë të re, duke thënë se beson se mund të jetë “shtrigë”. Këngëtarja 34-vjeçare u shpreh se kjo “fuqi mistike” është një “gjen” që trashëgohet në familjen e saj.
Në podcastin Happy Hour Overheard, ajo tha: “Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë. Për nënën time nuk jam shumë e sigurt nëse e ka atë gjen, por unë besoj se e kam patjetër”.
Rita madje e përshkroi martesën e saj si një ngjarje “shpirtërore”. Ajo ka treguar shpesh se ka një pasion të veçantë për jogën dhe leximet astrologjike.
Këngëtarja ka edhe një ritual personal që e ndihmon të ndjehet e balancuar: “Bëj lexime javore, hap letrat e tarotit… Në fund të ditës, mjafton që diçka të të japë shpresë, dhe kjo është e gjitha që të duhet”.
Rita ka treguar edhe më parë ndikimin që i ka pasur një faxhore: “Më tha: ‘Jeta jote është si një grusht rëre… Gjithçka varet nga mënyra se si e mbron atë grusht rëre.’” Sipas saj, ky mesazh i ka ndryshuar qasjen ndaj jetës: “Dikur nxitohesha shumë… Tani mundohem të ec pak më qetë… Reagimet impulsive zakonisht janë ato që i pendohesh.”