LIFESTYLE, 6 Dhjetor 2025, 22:05

Mund të çojnë në anemi, 6 kombinime suplementesh që nuk duhet t'i merrni së bashku

Mund të çojnë në anemi, 6 kombinime suplementesh që

Mjekët paralajmërojnë se suplementet duhet të merren vetëm nëse ekziston një mungesë e diagnostikuar e ndonjë vitamine apo minerali, në doza të përshtatura dhe nën kujdesin e specialistëve. Kombinimet e gabuara mund të neutralizojnë efektet e njëri-tjetrit ose madje të shkaktojnë mungesa të reja ushqyese.

Një shembull i zakonshëm është konsumimi i kafesë së bashku me suplementet e hekurit, i cili ul ndjeshëm përthithjen. Sipas kirurgut Dr. Karan Rajan, sasi të mëdha të kalciumit — nga ushqimi ose suplementet — mund të ndërhyjnë në përthithjen e hekurit. Edhe kombinime të tjera të suplementeve mund të shkaktojnë probleme të ngjashme.

1. Kalcium + Hekur
Ekspertët janë të një mendimi: kurrë mos i merrni së bashku. Duhet një interval prej të paktën 2 orësh mes tyre. Mayo Clinic sugjeron gjithashtu që kalciumi të mos shoqërohet me ushqime të pasura me hekur. Ndërkohë, hekuri përthithet më mirë në praninë e vitaminës C.

2. Zink + Kalcium
Kur merren në të njëjtën kohë, këto minerale “konkurojnë” për përthithje në zorrë, duke ulur efektin e të dyve. Dr. Rajan rekomandon po ashtu një interval prej 2 orësh mes marrjes së tyre.

3. Zink + Hekur
Dozat e hekurit mbi 25 mg mund të ulin përthithjen e zinkut. Nëse përdoret hekur në sasi të larta, zinku duhet marrë pas disa orësh për të shmangur ndërveprimin.