TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktori i njohur Jeremy O. Harris, i serialit “Emily in Paris”, është arrestuar në Japoni me dyshimin për trafik droge.
Dramaturgu dhe aktori që u shfaq në serial si stilisti i modës Gregory Elliott Dupre, është arrestuar në Okinawa me dyshimin për tentativë trafikimi droge, pasi autoritetet gjetën MDMA në çantën e tij pas mbërritjes nga Tajvani.
Jeremy O. Harris u arrestua në nëntor, për përpjekje për të importuar drogë, sipas një deklarate të policisë të enjten, më 4 dhjetor.
Kurse sipas New York Times, Harris është ndaluar që nga 16 nëntori, kur iu gjet MDMA në bagazhin e tij të dorës në aeroportin e Nahas, pas mbërritjes nga Tajvani.
Policia e Tomigusukut, e cila mbikëqyr aeroportin, tha se Harris iu referua prokurorëve të Nahas me dyshimin për shkelje të Kodit Doganor. Megjithatë, prokurorët nuk kanë thënë nëse janë ngritur akuza zyrtare.