LIFESTYLE, 28 Maj 2023, 13:58

"Më dukej sikur Elona më ndiqte gjithë kohës, dua ta takoj", aktori Gent Zenelaj tregon në "Bilardo" historinë e tij me patronazhisten

"Më dukej sikur Elona më ndiqte gjithë kohës, dua ta

Aktori i humorit Gent Zenelaj i ftuar në emisionin Bilardo në MCN TV ka treguar një nga historitë e tij që lidhet me patronazhistët. Ai tha se nuk di asgjë për patronazhisten e tij që quhet Elona, por sqaroi se ajo e ka përshkruar atë më mirë seç mund ta bënte dhe bashkëshortja e tij.

"Unë kam patronazhisten time me emrin Elona që nuk po e gjej dot kush është. Nëse na sheh do kisha dëshirë ta takoja dhe konplimentoja sepse realisht kishte bërë një përshkrim timin, ishte i jashtëzakonshëm.

Edhe po të pyesje bashkëshorten time që bëj një përshkrim politik Gentit nuk do e bënte aq mirë. Elona shkruante "me bindje të majta, i zhgënjyer nga e majta voton gjithmonë ndryshimin. Pra ajo është një njeri që më ka parë intervistat, ka ndjekur statuset e mia. Ky njeri të krijonte idenë se ishte gjithmonë rreth teje dhe po të ndjek.

Ndërsa i pyetur nëse ka marrë ndonjë telefonatë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj që ti bashkohej fushatës së tij, Zenelaj tha se nuk ndodh diçka e tillë, kjo dhe lidhur me historinë e Teatrit.

"Nuk ndodh kjo, unë nuk gëzoj ndonjë simpati për të, e gjitha lidhet dhe me Teatrin Kombëtar, u bënë tre vite dhe aty nuk është vënë asnjë tullë dhe më vjen keq se të ndërtosh një teatër duhen 10-15 vjet dhe një aktor që sot është 30 vjeç digjet dhe nuk luan më. Tre herë rresht jam larguar nga një lagje për shkak të rrugës, dhe kam vendosur që kjo të jetë hera e fundit dhe nuk largohem më sepse që nga viti '92 kam parë disa eksode dhe vendosa të mos iki më"-tha aktori.