LIFESTYLE, 2 Qershor 2023, 10:09

Gazetari që mori leje lindje: S’e kisha ditur më parë, ishte e lehtë…

Gazetari që mori leje lindje: S’e kisha ditur më parë,

Reanto Shtjefni, menaxher i rrjeteve sociale në Euronews Albania prej një viti është bërë babai i një djali.

Ai tregoi në emisionin GoodMorning Albania se kur u bë me fëmijë shkoi të merrte lejen vjetore në mënyrë që t’i qëndronte pranë bashkëshortes në ditët e para të ardhjes në jetë të djalit të tyre.

Por burimet njerëzore e kishin vënë në dijeni se mund të përfitonte edhe ai leje lindje, gjë që e kishte befasuar, pasi më herë nuk kishte pasur informacion për një gjë të tillë.