TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shefi i Meta-s, Mark Zuckerberg tha se platforma e tyre e re e mediave sociale, Threads, ka humbur më shumë se gjysmën e përdoruesve. Rivali i Twitter-it arriti në më shumë se 100 milionë përdorues brenda pesë ditëve nga lançimi i tij në fillim të këtij muaji.
Por Zuckerberg e ka pranuar se këto shifra tani kanë rënë.
“Nëse keni më shumë se 100 milionë njerëz të regjistruar, në mënyrë ideale do të ishte fantastike nëse të gjithë apo edhe gjysma e tyre do të qëndronin aty. Ne nuk jemi ende atje,” tha ai.
Zuckerberg – i cili i bëri komentet në një telefonatë për punonjësit, të dëgjuar nga agjencia e lajmeve Reuters – e përshkroi situatën si “normale” dhe tha se ai parashikonte që ruajtja të përmirësohej pasi funksione të reja shtoheshin në aplikacion.
Threads u kritikua për funksionalitetin e kufizuar që kishte kur u lançua.