LIFESTYLE, 20 Dhjetor 2021, 09:39

Krisja e parë? Donaldi afrohet ta puthë, Beatrix e largon: Ik, nuk e meriton

Krisja e parë? Donaldi afrohet ta puthë, Beatrix e largon: Ik, nuk e

Debate të forta janë zhvilluar në shtëpinë e Big Brother Vip dhe prej tyre nuk ka shpëtuar as Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj.

Diskutimi që patën mbrëmë dyshja nisi për diçka shumë të vogël dhe bëhet fjalë për një gotë.

Beatrix i tha Donaldit të mos pijë se është e saj por ai nuk e dëgjoi.

BISEDA MES TYRE:

Beatrix: Dhe kur u mërzita pastaj ti vazhdove dhe e pive dhe kaq

Donaldi: Se fole kot pra. S’pi nga gota jote më the. Të duket normale që mos të pi nga gota jote?

Beatrix: Ti më pe që u mërzita. Pse nuk e vrave mendjen që u mërzita unë?

Donaldi: Sepse u mërzite kot, s’ka sens.

Donaldi është afruar më pas ta puthë dhe pas disa refuzimesh nga Trixa, e cila i tha se nuk e meriton duket se dyshja kanë bërë paqe dhe janë pajtuar me njëri-tjetrin. Me pas ata sqarohen dhe duket sikur zënka ka mbaruar.