LIFESTYLE, 22 Tetor 2025, 21:13

Këngëtarja e njohur përdor makinën e policisë si ‘furgon’… i transportojnë frigoriferin deri te shtëpia, plas skandali në Greqi

Këngëtarja e njohur përdor makinën e policisë si

Një ngjarje e pazakontë është zbuluar në Greqi, pas qarkullimit të një video e cila u kthye shumë shpejt virale në rrjetet sociale.

Në pamje shihej një automjet i patrullës, që në bagazh transportonte… një frigorifer.

Sipas mediave greke, bëhet me dije se ka qenë këngëtarja e njohur Despina Vandi e cila ka telefonuar policinë dhe i ka kërkuar ndihmë që t’i transportojë deri në shtëpi një frigorifer, pasi i ishte shpuar goma e makinës, në Athinë.

Rasti ka ngjallur debate të forta, ndërsa kanë nisur hetimet ndaj efektivëve të patrullës që janë kthyer në ‘furgonë’ për këngëtaren e njohur.