TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja Kejsi Tola ka bërë një hap të madh përpara në karrierën e saj muzikore, duke regjistruar në studion legjendare Abbey Road në Londër.
Kjo studio ka qenë “shtëpia” e disa prej regjistrimeve më ikonike në historinë e muzikës, i ka ofruar Tolës hapësirën perfekte për të krijuar kryeveprën e saj më të fundit.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Tola ndau një foto të saj duke qëndruar jashtë Abbey Road Studios, dukshëm e emocionuar që po regjistronte në një vend kaq ikonik.
Edhe pse Tola ende nuk ka zbuluar saktësisht se për çfarë ka punuar në Abbey Road, fansat mund të presin diçka vërtet të veçantë nga ky sesion regjistrimi. Studioja, e cila ka pritur artistë legjendar si The Beatles, Pink Floyd Adele, Ed Sheeran është e njohur për akustikën e saj të jashtëzakonshme dhe pajisjet e regjistrimit të nivelit të lartë.
Është e qartë se këngëtarja e hitit “Më ke mua” po e çon karrierën e saj muzikore në një nivel tjetër me këtë sesion regjistrimi dhe fansat po presin me padurim atë që do të vijë.
Nuk e dimë ende nëse ajo është duke regjistruar këngë të reja për një album të ardhshëm ose thjesht duke shfrytëzuar mundësinë për të eksperimentuar me artin e saj, por koha e saj në Abbey Road do të jetë një pikë kthese e madhe në karrierën e këngëtares.