TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Muzikanti shkodran, Leke Negri nderohet me Çmimin "Artist of the year" Award në Washington DC, për arritjet e shkëlqyera si muzikant.
Vleresimi për këtë çmim u bë i mundur me kërkesë të zyrës së senatores të SHBA në New York zonjës Kirsten E Gillibrand.
Ky çmim jepet për karrierën 25 vjeçare në fushën e muzikës dhe artit.
Negri shpreh një mirënjohje të thellë për senatoren Kirsten E Gillibrand e cila ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm për komunitetin shqiptar në SHBA. Gjithashtu ai falenderon komunitetin artistik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët kanë qenë mbështetja e fuqishme për të.
Ja cili është Lekë Negri, shkodrani që u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 2000.
Ai ka qenë trombist në Festivalet Ndërkombëtarë të Operës “Marije Kraja”, ndërsa ka punuar me dirigjentë të shquar si Ermir Krantja, Jacopo Sipari, Martin André, Leonardo Quadrini, Sinopoli, Cuhng etj.
Përveç arritjeve të shumta simfonike si solist në Teatrin e Operas dhe Baletit në Shqipëri,dhe perfomancat e tij në orkestrën e Top Channel, Portokalli dhe Top show ,Leka ka zgjeruar repertorin e tij duke bashkëpunuar me grupe të njohura pop, jazz dhe blues, duke përfshirë grupin origjinal “Blues Brothers”, duke regjistruar me saksofonistin Lou Marini dhe kitaristin Steve Cropper.
Në botën e kinemasë, Leke njihet për performancën e tij të përbashkët muzikore me muzikantin Fatos Qerimi, në regjistrimin e muzikës për filmin “Letra në erë” të vitit 2003, me regji të Edmond Budinës.
Leke Negri ka organizuar edhe aktivitete të shumta bamirësie për Caritasin Shqiptar, si dhe në ShBA duke performuar me artistin e njohur fitues Grammys trompistin Chris Bottin, trompistin Timmy Trumpet dhe shumë koncerte bamirësie në komunitetin Shqiptar dhe jo vetëm.