LIFESTYLE, 28 Shkurt 2023, 14:03

Reperi amerikan bëhet viral në internet: Pse zgjodha të këndoj “Do marr çiften”

Reperi amerikan bëhet viral në internet: Pse zgjodha të

Kolo është këngëtari nga SHBA që po korr shumë sukses në të gjithë botën me këngët e publikuara në Tik Tok. Ai zgjedh projekte nga të gjithë gjuhët e botës, ku përjashtim nuk ka bërë as shqipja.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Kolo ka treguar se pse zgjodhi pikërisht këngën “Do marr çiften”, duke theksuar që ndihet shumë i lumtur që publiku jonë e ka pritur shumë. Sakaq, ai ka zbuluar se këngës nuk ja dinte kuptimin dhe kur pyeti i thanë se ka të bëjë me gjuetinë.

“Po e di që ishte një prej këngëve më të njohura shqiptare, ishte një këngë e vjetër. Unë nuk e dija fiks përmbajtjen dhe dija vetëm që ka të bëjë me gjuetinë. Mu duk shumë interesante se këtë gjë njerëzit ma thanë më pas, pasi njerëzit ma thanë kur isha duke punuar me të. Kisha dëgjuar këngë shqiptare dhe më tërhoqën shumë. Janë këngë fantastike dhe vendosa t’i këndoja në Tik Tok.

Kjo është ajo gjë që kam bërë, kam marrë këngë nga vende të ndryshme të botës dhe këtë gjë e bëra edhe për Shqipërinë. Jam shumë i lumtur që të gjithëve i pëlqeu. Është diçka shumë e bukur kur merr komplimenta të tilla.

Siç ju thash edhe më parë, ishte diçka shumë interesante se unë nuk e dija se çfarë flitej aty.

Përkthimi që më thanë njerëzit se është një këngë që ka të bëjë me gjuetinë dhe mu duk shumë interesante se zakonisht unë kur dëgjoj këngët jam i interesuar për një këngë që ka një melodi shumë të pasur dhe shumë të këndshme, diçka të tillë isha duke parë”, u shpreh ndër të tjera Kolo.