LIFESTYLE, 5 Mars 2023, 09:59

Pas humbjes së binjakëve, Delinda Disha jep lajmin e bukur. Aktorja në pritje të fëmijës së dytë

Pas humbjes së binjakëve, Delinda Disha jep lajmin e bukur. Aktorja

Aktorja e njohur Delinda Disha ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin se është në një pritje të ëmbël.

Delinda ka publikuar një foto me partnerin dhe djalin e tyre teksa po shijojnë disa ditë në Romë, prej ku ka zbuluar edhe lajmin.

Teksa shfaqen krahë njëri-tjetrit, djali i tyre shihet duke mbajtur në dorën foton e ekos së bebushit që pop resin.

“Me plot dashuri si vetë Roma”- shkroi aktorja krah postimit.

Kujtojmë se rreth një vit më parë , Delinda humbi të dy binjakët e saj. Aktorja e dha lajmin e trishtë asokohe nëpërmjet një postimi në Instastory, ku tregoi se po përjetonte një periudhë shumë të vështirë dhe të rënduar psikologjikisht.

“Miq dua të ndaj me ju momente jo vetëm të bukura por edhe të vështira. Të dy bebushat i humba, dy binjakët që i doja aq shumë tani janë atje lart si dy ëngjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot! Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq!”

Pas humbjes së binjakëve, Delinda Disha jep lajmin e bukur. Aktorja