LIFESTYLE, 8 Mars 2023, 14:28

“Duhet të mbledhësh rrogën e kuzhinierit, sanitares, dados...”/ Punët e papaguara të grave që vlejnë më shumë se burrat (Hiq Elon Musk dhe Jeff Bezos)

“Duhet të mbledhësh rrogën e kuzhinierit, sanitares,
Klipart ilustrues për punët që bën një grua

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, bëhen edhe bilancet e rolit të saj në shoqëri dhe ekonominë kombëtare dhe atë familjare. Sipas gazetarit Klodian Tomorri, bazuar në të dhënat e OKB-së, një pjesë e madhe e kontributit të grave në ekonomi nuk kapet nga shifrat e GDP. Shumica e ekonomive kombëtare nuk përfshijnë në Prodhimin e tyre të Brendshëm Bruto, vlerën ekonomike që krijohet nga punët e shtëpisë. Gatimi, pastrimi, rritja e fëmijëve, kujdesi për të moshuarit dhe shumë e shumë shërbime të tjera bien kryesisht mbi gratë. Por kjo është e gjitha punë e papaguar.

Sipas llogaritjeve duhet të mbledhësh rrogën mujore të një kuzhinieri, atë të një sanitareje, atë të një dadoje etj etj. Nëse i mbledh të gjitha këto del se vlera që shtojnë gratë në ekonomi është shumë më e madhe se ajo e burrave.

Postimi i Tomorrit

Kush vlen më shumë?

Ka patur një debat të hershëm mes ekonomistëve se kush shton më shumë vlerë në ekonomi; burrat apo gratë? Përgjigja bazuar në numrat klasikë të llogarive kombëtare si GDP, të ardhurat dhe produktiviteti i punës ka qenë më së shumti burrat. Por ka një problem.

Një pjesë e madhe e kontributit të grave në ekonomi nuk kapet nga shifrat e GDP. Shumica e ekonomive kombëtare nuk përfshijnë në Prodhimin e tyre të Brendshëm Bruto, vlerën ekonomike që krijohet nga punët e shtëpisë. Gatimi, pastrimi, rritja e fëmijëve, kujdesi për të moshuarit dhe shumë e shumë shërbime të tjera bien kryesisht mbi gratë. Por kjo është e gjitha punë e papaguar.

Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në vitin 2018 gjeti se gratë bëjnë të paktën 2.6 herë më shumë punë të papaguar se burrat. Studimet empirike tregojnë se punët e papaguara të shtëpisë vlerësohet të jenë nga 10 deri në 40 për qind e GDP-ve në ekonomitë kombëtare. 

Ka një mënyrë për të llogaritur vlerën ekonomike të gjithë kësaj pune. Duhet të mbledhësh rrogën mujore të një kuzhinieri, atë të një sanitareje, atë të një dadoje etj etj. Nëse i mbledh të gjitha këto del se vlera që shtojnë gratë në ekonomi është shumë më e madhe se ajo e burrave.

Pra, me pak fjalë. Që një burrë të jetë ekonomikisht më i vlefshëm se gratë duhet të jetë në rangun e Elon Musk ose Jeff Bezosit. Ne të tjerët bëjmë kot të gjithë.