LIFESTYLE, 6 Dhjetor 2025, 23:01

Katy Perry dhe Justin Trudeau publikojnë fotot e para si çift nga Japonia

Katy Perry dhe Justin Trudeau publikojnë fotot e para si çift nga

Katy Perry ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram fotot e para me Justin Trudeau gjatë udhëtimit të tyre në Japoni, vetëm disa ditë pas “takimit të parë diplomatik” si çift. Ata u takuan me ish-Kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe gruan e tij, Yuko, për një drekë zyrtare.

Të shtunën (6/12), këngëtarja publikoi një karusel fotosh dhe video me ish-kryeministrin kanadez, me mbishkrimin: “Momente nga turneu në Tokio dhe më shumë.”

Çifti bëri publik lidhjen e tyre në fund të tetorit, pasi u panë së bashku duke dalë nga kabareja Le Crazy Horse në Paris për ditëlindjen e Perry-t.

Katy Perry kishte njoftuar ndarjen nga aktori britanik Orlando Bloom më 4 korrik, me të cilin ka një vajzë pesëvjeçare, Daisy Dove Bloom. Ndërkohë, Justin Trudeau kishte njoftuar ndarjen nga gruaja e tij Sophie Gregoire, ish-model dhe prezantuese televizive, në gusht 2023. Ata ishin martuar në 2005 dhe kanë tre fëmijë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KATY PERRY (@katyperry)