LIFESTYLE, 4 Shkurt 2023, 14:28

Foto/ Pas sherreve me Patrisin, “arratiset” Tuna

Foto/ Pas sherreve me Patrisin, “arratiset” Tuna

Javët e fundit kanë qenë shumë të ngarkuara për Tunën. Këngëtarja, vetëm pak ditë më parë, pati një konfrontim virtual me ish-partnerin e saj.

Shkak është bërë pikërisht mungesa e Patrisit në spital, ku djali i çiftit ishte sëmurë. Por duket se tashmë gjërat janë përmirësuar, aq sa Tuna ia ka lejuar vetes disa pushime të nxehta.

Artistja nga Maqedonia e Veriut është arratisur në Afrikë, ku edhe nuk na i ka kursyer pozat sensuale. Me fotot sensuale ajo na ka zbuluar një copëz nga këto pushime.

Natyrisht që ajo nuk ka zbuluar se kush e shoqëron në këto ditë të nxehta në Zanzibar, duke na bërë edhe më shumë kurioz rreth shoqëruesit të saj.

E sidomos në këto ditë, ku ajo la të kuptohej se kishte ndërmend të martohej për herë të tretë. Tuna së fundmi në rrjetet sociale nxiti dyshime për një martesë të tretë.

Kjo, pasi këngëtarja postoi një fotografi me fustan nusërie ku shkruante: N’konsult te ky shoku jon ma i talentumi për vellon e tretë.

Kjo ngjalli dyshimet se mos Tuna po martohet sërish, por duket se kjo ishte një shaka dhe provokim nga ana e saj. Pasi u shkrua e u komentua, artistja nga Shkupi reagoi sërish në “InstaStory”.

“Dynjaja menzi tu prit unë mu zezu prapë”, ka shkruar duke hedhur poshtë kështu mundësinë për një martesë të re. Nuk dihet nëse ishte thjesht një shaka apo pamjet vijnë nga ndonjë xhirim për videoklipin e radhës.

Tuna sërish bëri zhurmë me lidhjen e saj të re me Patris Berishën, vëllain e këngëtarit Robert Berisha. Kështu, nga martesa e tyre dyshja kanë edhe dy djem, Tiani dhe Zeni, por, edhe martesa e dytë asaj i dështoi pasi ka larguar mbiemrin e tij kohë më parë nga “Instagram”-i dhe po ashtu Tianit ia ka ndërruar, duke ia vendosur mbiemrin e saj të vajzërisë.

Tuna Sejdi dhe Patris Berisha kanë pasur një lidhje të komplikuar, duke e shënjuar këtë histori me ndarje dhe ribashkime. Vetëm pak kohë në media u përfol për një rikthim të dyshes, pasi këngëtarja dhe ish-partneri i saj shkuan me pushime në Dubai së bashku me dy djemtë e tyre.

Por që prej asaj dite, në media ka pasur disa qëndrime kontradiktore mes të dyve. Kanë qenë pushimet që ata kanë kaluar si familje, çfarë na kanë sjellë një tjetër variant të kësaj historie.

Megjithatë, çifti është ndarë, ndonëse sot ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin për hir të fëmijëve. Mirëpo, së fundmi, Tuna ka bërë një deklaratë të fortë ndaj ishpartnerit të saj, ku e akuzon se vendos ‘qejfet’ e tij para shëndetit të fëmijëve.

Foto/ Pas sherreve me Patrisin, “arratiset” Tuna

Me anë të një postimi në “InstaStory”, artistja pubikoi fillimisht një shkrim në anglisht ku thuhej: “Të gjithë mund të kenë një fëmijë dhe ta quajnë veten ‘prindër’. Një prind i vërtetë është ai që vendos fëmijën sipër nevojave dhe dëshirave të tij egoiste ‘

Më pas Tuna publikoi një foto nga spitali ku i shtrirë në krevat duket djali i saj. “Babai shkon për ecje në mal teksa fëmija i tij ndodhet në spital”, shkruhej në foto duke i bashkangjitur emoji të zemëruara.

Tuna dhe Patrisi janë njohur në vitin 2016, ndërkohë që një vit më vonë janë bërë prindër për herë të parë, të një djali të quajtur Tian. Zen erdhi në jetë vitin e shkuar, kur çifti kishte vetëm pak muaj që i kishte shkëputur marrëdhëniet e tyre.

Disa herë dy të rinjtë kanë tentuar për ribashkim, por duket se lidhja e tyre ka përfunduar njëherë e mirë, duke mos pasur më shpresa për një ribashkim. Por raporti i tyre problematik nuk ka ndikuar te detyrimet si prindër.

Që duket se përpiqen t’i përngjajnë në këtë model vëllait të Patrisit, Robert Berishës, dhe ish-bashkëshortes së tij, Nora Istrefi. Pak kohë më parë artistja u përfol se do të rikthehej në publik me një bashkëpunim me ish të dashurin e saj, Cozman. Kaq mjaftoi për të lënë vend thashethemeve edhe për një rikthim të tyre.

Foto/ Pas sherreve me Patrisin, “arratiset” Tuna

 

Megjithatë, edhe në këtë rast ishte vetë këngëtarja që zbuloi se asgjë nuk ishte e vërtetë. Mes gjithë kësaj furtune në jetën e saj private, duket se këngëtarja ka vendosur të shkëputet disi nga zhurma dhe angazhimet për të shijuar disa ditë plazhi dhe relaksi.

E për të zbuluar se kush e shoqëron, do të na duhet të presim derisa vetë ajo të na i zbulojë.