LIFESTYLE, 13 Dhjetor 2025, 19:26

“Forca Kroni, jemi me ty”, kryeministri Rama thirrje për të votuar Shqipërinë në Junior Eurovision

“Forca Kroni, jemi me ty”, kryeministri Rama thirrje për

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar të gjithë shqiptarëve me një thirrje të veçantë këtë fundjavë, duke kërkuar mbështetje masive për përfaqësuesen e Shqipërisë në “Junior Eurovision Song Contest 2025”, Kroni Pula.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë entuziazmin e tij për përfaqësimin e Shqipërisë, duke vlerësuar jo vetëm talentin e këngëtares së re, por edhe tematikën e goditur të këngës së saj.

“Me një super krijim edukativ për dashurinë ndaj tokës dhe shëndetit, le të mbështesim dhe votojmë energjinë, talentin e mesazhin e bukur të këngës nga Kroni Pula,” shkruan Rama.

Kroni Pula, e cila është nxënëse e shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, përfaqëson flamurin kuqezi në skenën e madhe europiane të fëmijëve. Kryeministri e ka mbyllur mesazhin e tij me inkurajimin: “Forca Kron, jemi me ty”.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të mbështesim Shqipërinë në këtë kompeticion, votimi është i hapur online.

Kryeministri ka shpërndarë edhe linkun zyrtar ku mund të kryhet procedura e votimit: https://vote.junioreurovision.tv.