LIFESTYLE, 28 Korrik 2023, 14:42

Çfarë ndodhi? Policia ndërpret koncertin e dy këngëtarëve shqiptarë

Çfarë ndodhi? Policia ndërpret koncertin e dy

Dy reperët e njohur, Mozzik dhe Getinjo kanë performuar mbrëmjen e kaluar në Gjilan, ku shumë fansa kanë qenë të pranishëm për të kënduar bashkë më to këngët e tyre. Mirëpo, jo gjithçka shkoi siç duhet. Policia ka ndërprerë muzikën, duke hyrë në skenë. Situata krijoi konfuzion si nga fansat ashtu edhe nga dy artistët.

Policia ka njoftuar Mozzin dhe Getin se jashtë lokalit dikush dyshohet se gjuajti me armë zjarri dhe hodhi granatë dore, duke e bërë të pasigurtë zonën. Edhe vetë Getinjo ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen, duke thënë: “Përshëndetje Gilan i dashur. Sonte patum me këndu, ke tu pëlcit full full. Na falni krejtve që nuk mujtum me e vazhdu programin, se dikush e ka gjujt një granatë dore para lokalit, po shyqyr Zotit nuk ka shpërthye granata, por policia e ka pas të obligueshme me blloku krejt vendin dhe me i qit krejt njerëzit jashtë.”.

Më tej edhe Mozzik publikoi momentin kur policia e ndaloi të performonte në skenë, duke sqaruar për publikun se uniformat po bënin vetëm punën e tyre, siç u takon. “Respekt Policia e Kosovës. Kta kryjnë vetëm punën e vet”– shkroi Mozzik. Më vonë edhe vetë policia e Kosovës ka reaguar lidhur me ngjarjen duke njoftuar se në oborrin e diskotekës është gjetur një mjet i pashpërthyer dhe një gëzhojë e armës.

Deklarata e policisë:

“Stacioni policor Gjilan me datën 28.07.2023, rreth orës 01:50 ka pranuar informacion se në oborrin e një diskoteke në Gjilan ka të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës si dhe një granatë dore, e cila ishte e pashpërthyer. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Të gjithë personat që kanë qenë brenda kësaj diskoteke në mënyrë të sigurt janë evakuuar. Nga ana e zyrtarëve policorë është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa mjeti i pashpërthyer është menaxhuar dhe asgjësuar pa asnjë pasojë nga njësiti për demin”, - thuhet në njoftimin e Policisë.