LIFESTYLE, 25 Korrik 2023, 20:26

Një tjetër çift i famshëm i jep fund lidhjes, pas 3 vitesh së bashku

Një tjetër çift i famshëm i jep fund lidhjes, pas 3 vitesh

Rosalía dhe Rauw Alejandro i kanë dhënë fund lidhjes pas 3 vitesh bashkë. Çifti njoftoi fejesën në mars, por me sa duket kanë vendosur të ecin në rrugë të ndara, ka konfirmuar PEOPLE.

Burimet thonë se pavarësisht dashurisë dhe respektit që këngëtarët kanë për njëri-tjetrin, të dy kanë rënë dakord t’i japin fund fejesës.

Në mars të vitit 2022, këngëtarja spanjolle zbuloi se kishte bërë tatuazh “RR” në këmbën e saj, duke iu referuar emrit dhe mbiemrit të partnerit të saj, Rauw Ruiz. Muajin tjetër, Alejandro zbuloi se kishte të shkruar “Rosalía” sipër kërthizës së tij.

E ndërsa gjithçka dukej se po shkonte mirë e bukur, nuk dihet se cila ishte arsyeja që e çoi çiftin drejt ndarjes.