TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e djeshme, Marina Vjollca ka publikuar dy foto, të të dyja duarve të fashuara.
“Sa verë e bukur kjo”, shkruante moderatorja.
Njerëzit kanë vërshuar me mesazhe për ta pyetur se çfarë i ka ndodhur. Në mbrëmje Marina ka ndarë një video për t’i falënderuar ndjekësit për shqetësimin dhe për t’i përditësuar për gjendjen e saj.


“Dua ta nis këtë video me një falënderim nga zemra për të gjithë ju që jeni shqetësuar për gjendjen time. Sot nuk ka qenë një ditë e lehtë. E kam nisur ditën duke u përcëlluar me vaj. Kjo dora është ajo që më është dëmtuar goxha. Shpresoj që me mjekimin e duhur, që po e marr te QSUT, plagët të mos jenë të dukshme,” -u shpreh Marina.