LIFESTYLE, 26 Korrik 2023, 20:09

Specialistja zbulon se si arriti Margot Robbie të kishte një lëkurë perfekte kukulle

Specialistja zbulon se si arriti Margot Robbie të kishte një

Përveç performancës së saj, ylli i “Barbie”, Margot Robbie, është vlerësuar edhe për lëkurën perfekte si kukull në filmin e famshëm.

Fansat u mahnitën nga lëkura e patëmetë e saj dhe vetë Margot zbuloi sekretin. Ajo tha se pinte “një çaj të veçantë për ta bërë lëkurën e saj të përsosur për filmin”.

Duke rënë dakord me deklaratën e aktores, specialistja e shëndetit të lëkurës, Jasmina Vico, e cila ishte përgjegjëse për t’i bërë yjet të shkëlqenin në ekran, tha për Vogue:

Gjithçka në filma ka të bëjë me ndriçimin. Në atë moment mendova, OK, do të punojmë në mëlçi, do të qetësojmë sistemin nervor dhe do ta bëjmë lëkurën të shkëlqejë. Por, më e rëndësishmja, ne do të punojmë për shkëlqimin nga brenda".

Jasmina përmendi se ajo prezantoi kastin, duke përfshirë Margot Robbie, America Ferrera dhe Emma Mackey, me “çajin e gjemb-gomarit (milk thistle tea), i cili është i popullarizuar në Kroaci, vendin e saj të lindjes”.

Gjemb-gomari pastron mëlçinë. Kur kjo ndodh, mëlçia jonë prodhon automatikisht më shumë glutation, e cila më pas e bën lëkurën më rrezatuese.
Por jo vetëm kaq, Jasmina zbuloi se i dha Margot kefir dhe e këshilloi të hante shumë ushqime të fermentuara, si lakër turshi.

“Margot i pëlqente të gjitha këto”, tha ajo për median.

Ndërkohë, Jasmina kishte edhe një truk për të trajtuar aknet apo njollat në shesh-xhirim.

“Përdorni gjithmonë acid salicilik dhe akull pasi ky i fundit redukton skuqjen dhe inflamacionin dhe acidi salicilik ndihmon në hapjen e poreve”, shtoi specialistja e lëkurës.