LIFESTYLE, 26 Korrik 2023, 19:48

Shuhet në moshën 56- vjeçare këngëtarja e njohur

Shuhet në moshën 56- vjeçare këngëtarja e njohur

Është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare këngëtarja e njohur irlandeze Sinéad O’Connor.

Këngëtarja e mirënjohur nga Dublini publikoi 10 albume në studio, ndërsa kënga e saj Nothing Compares 2 U u emërua si kënga numër një botërore në vitin 1990 nga Billboard Music Aëards.

Shuhet në moshën 56- vjeçare këngëtarja e njohur

O’Connor iu dha çmimi inaugurues për albumin klasik irlandez në RTÉ Choice Music Aëards në fillim të këtij viti.

Këngëtarja mori një ovacion të fortë teksa ia kushtoi çmimin, “çdo anëtari të komunitetit të refugjatëve të Irlandës”.

“Jeni shumë të mirëpritur në Irlandë. Ju dua shumë dhe Ju uroj lumturi”, tha ajo.

O’Connor ka lënë pas tre fëmijët e saj. Djali i saj, Shane, vdiq vitin e kaluar në moshën 17-vjeçare.