TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati i Arbenita Ismajlit, Arianit Koci, ka zbuluar për “Prive’ detaje rreth çështjes së modeles dhe reperit Fero. Ai tha se Arbenita ka pësuar dhunë psikologjike dhe fizike dhe se ka kërkuar masë mbrojtëse pasi ndihet e rrezikuar nga Fero.
U përfol se shkaku i tensioneve mes çiftit ka qenë kërkesa e Arbenitës për ndarje dhe pretendimi i saj për ta marrë vajzën me vete në Angli. Por avokati theksoi se shkaku i dhunës nuk ishte ky.
“Sipas Arbenitës, ajo ka pësuar dhunë fizike dhe psikologjike. Kjo nuk është hera e parë. Ne i kemi dorëzuar në prokurori të gjitha provat. Arbenita ka kërkuar dhe një masë mbrojtëse. Nuk mund të jap më shumë detaje sepse prokuroria është në hetim të çështjes. Sidoqoftë ajo i ka ndarë rrugët me Feron, sipas saj. Të gjitha hapat e nevojshëm për të realizuar këtë ndarje po i bëjmë gati. Tani në fokus është siguria e Arbenitës, pasi ajo ndihet e kërcënuar. Nuk është e vërtetë që vajza është molla e sherrit. Arbenita është dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht por jo për shkak të vajzës. Sipas saj ata kanë pasur probleme dhe më herët”, -ka thënë avokati.