TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtarja e njohur amerikane Britney Spears është arrestuar mbrëmjen e djeshme në California, sipas autoriteteve lokale.
Sipas policisë, artistja 42-vjeçare u ndalua nga forcat e rendit rreth orës 21:28 në Ventura County, pasi dyshohet se po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Pas procedurave në komisariat, Spears u la e lirë në orët e para të mëngjesit të së enjtes, rreth 06:07.
Autoritetet kanë bërë të ditur se këngëtarja do të përballet me drejtësinë për këtë çështje, ndërsa seanca gjyqësore është caktuar të mbahet më 4 maj.