LIFESTYLE, 18 Shkurt 2026, 22:02

“Tokio” e La Casa De Papel sjell në jetë fëmijën e saj të parë, aktorja zbulon imazhin e foshnjës

“Tokio” e La Casa De Papel sjell në jetë fëmijën

Aktorja e njohur nga seriali La Casa de Papel, Úrsula Corberó, dhe partneri i saj, aktori Chino Darín, janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e bukur aktorja e ndau me fansat e saj në Instagram, ku shfaqej partneri i saj bashkë me foshnjën në krahë dhe shkroi: “Përshëndetje, babi”.

Corberó kishte njoftuar shtatzëninë në shtator të vitit të kaluar, teksa postoi një foto ku duket barku i saj i fryrë, duke i dhënë fansave një vështrim intim mbi jetën e saj personale.