TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka befasuar së fundmi me një deklaratë që ka bërë për jetën e saj personale.
Ylli i muzikës ishte ftuar në podcastin “Overheard Happy Hour”, ku zbuloi se ish i dashuri, me të cilin kishte qenë në një lidhje për tetë muaj, rezultoi të ishte homoseksual.
Madje ajo shtoi se të gjithë e kishin kuptuar këtë gjë, përfshirë edhe mamanë e saj.
“Urime ish-të dashurit tim që përfundoi duke qenë ‘gej’. Urime!”, tha ajo me tone ironike, duke ngritur gotën.
E pyetur nga gazetarja nëse nuk e kishte kuptuar më parë, Rexha theksoi: “Të gjitha shoqet e mia e kuptuan përveç meje. Edhe nëna ime e kuptoi.”
Këngëtarja tha se e vërteta doli në dritë gjatë Krishtlindjeve, kur partneri i saj ishte larg, duke shtuar se në fillim ai e kishte treguar veten shumë të dashuruar me të.