TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sulmohet me gurë shtëpia e Big Brother VIP Albania.
Episodi i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, teksa disa prej banorëve kanë qenë duke biseduar me njëri-tjetrin jashtë në oborrin e shtëpisë, janë dëgjuar disa zhurma, ndërsa më pas kanë qenë banorët, të cilët kanë konstatuar se ndaj tyre po hidhen sende të forta dhe gurë.
Në rrjetet sociale janë publikuar video të ndryshme nga momenti kur banorët shqetësohen sepse drejt tyre hidhen gurë e sende të forta.
Ende nuk dihen autorët e këtij sulmi, ndërsa spektakli vijon, ku ditët e fundit ka pasur një sërë debatesh të ashpra mes banorëve.