TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një incident ka ndodhur gjatë transmetimit të spektaklit Big Brother Vip në Top Channel. "Dramat" vijojnë në këtë show.
Këngëtares Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, i ka rënë të fiktë, sepse nuk i kanë pëlqyer komentet e opinionistes, Balina Bodinaku (video më poshtë).
Pas kësaj spektakli është ndërprerë duke kaluar në publicitet. Në shtëpi ka mbërritur stafi mjekësor për t'i dhënë ndihmën konkurentes.
Gjatë qëndrimit të saj në Big Brother Vip, Fifi ka rrëfyer detaje rreth jetës së saj që me parë nuk i kishim dëgjuar për këngëtaren. Ajo ka treguar se për një periudhë të gjatë kohe ka vujatur nga depresioni dhe ankthi.
Këngëtarja ka treguar se nuk i përballon dot emocionet e forta sidomos kur bëhet nervoze apo stresohet.
"Trupi im nuk i përballon dot emocionet e forta, sidomos stresin dhe frikën. Më bien të fiktë menjëherë, episodi i parë ka ndodhur në vitin 2015 kur unë isha pjesëmarrëse në nje festival. Dhe që atëherë vazhdoi disa herë rresht. Ishte shumë e vështirë, të gjithë më thoshin që unë nuk do t’ja dilja dot në muzikë’’, ka deklaruar ajo