TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Që pas ndarjes nga Dj Geek, Dafina Zeqiri është komentuar për lidhjen e re me biznesmenin kosovar, Kreshnik Gjergji, me të cilin është fotografuar më para në rrugët e Prishtinës.
Menjëherë filluan dyshimet se tashmë Dafi ka nisur romancën e re, sidomos pas një fotoje që ajo publikoi mbrëmë.
Ajo ka postuar në InstaStory një foto e përqafuar me biznesmenin, foto e cila bëri bujë në rrjet, duke u komentuar gjerësisht si çifti më i ri në showbiz, mirëpo duket se asgjë nuk është ashtu.
Burime për “Kryefjala” bëjnë me dije se Dafina dhe Kreshniku janë kushërinj, madje thuhet se ai është në një lidhje me një vajzë të panjohur për publikun.
Gjithashtu të njëjtën gjë Dafina e ka publikuar rreth një muaj më parë, duke treguar me një foto se ata janë kushërinj.
Lidhur me këto lajme ende nuk kemi një reagim sqarues nga këngëtarja, e cila duket se po shijon projektet e saj të reja, pa dashur të shqetësohet nga lajmet vërdallë.