TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot bëhen 17 vite që kur Bashkimi Ndërkombëtar Astronomik (IAU) mori vendimin për të “degraduar” Plutonin, planetin e 9 të Sistemit Diellor, në kategorinë e një planeti xhuxh.
Sipas propozimit përkatës të NJAB, që një trup qiellor të konsiderohet planet, duhet të plotësojë tre kriteret e mëposhtme:
NASA zbulon pamjet e para reale të Plutonit!
Sipas propozimit përfundimtar, identifikohen dy kategori të reja trupash qiellorë, “planetet xhuxh” dhe “trupat e vegjël qiellorë të sistemit diellor”.
Planetet xhuxh janë trupa qiellorë që “u binden” vetëm dy kritereve të para dhe që nuk janë satelitë. Asteroidet dhe kometat, bëjnë pjesë në kategorinë e tretë.
Shumica e astronomëve që u deklaruan të pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme të 26-të të NJAB votuan pro këtij propozimi, duke e quajtur kështu Plutonin një planet xhuxh, ndërsa Demetra, e cila deri vonë ishte asteroidi më i madh në Sistemin Diellor, si dhe Eris, tani i përkasin kategorisë së planetëve xhuxh.