LIFESTYLE, 25 Gusht 2023, 14:49

Mes dramës së divorcit, Britney Spears shihet në shoqërinë e një burri misterioz

Mes dramës së divorcit, Britney Spears shihet në

Britney Spears është kapur në kamera e shoqëruar nga një burrë misterioz në rrugët e Los Angeles, ndërkohë që mediat po ziejnë nga ndarja e saj nga Sam Asghari.

Në disa foto të publikuara së fundmi, Princesha e Pop-it u pa rreth Calabasas me Mercedesin e saj të bardhë, e shoqëruar nga një burrë i paidentifikuar.

U përfol se arsyeja e divorcit ishte tradhtia e Britney-t me një punonjës të stafit, pikërisht në shtëpinë ku ajo dhe Sam jetonin. Nga ana tjetër, thuhet se Sam dëshiron të sfidojë marrëveshjen e tyre paramartesore dhe nuk po kërkon vetëm mbështetje bashkëshortore dhe tarifa ligjore; por mund të zbulojë sekrete të mëdha të princeshës së popit.

Nuk dihet nëse të gjitha këto janë të vërteta, por koha do të zbulojë gjithçka.

Tani për tani, një gjë është e qartë: Britney Spears vazhdon të tërheqë vëmendjen e botës.