LIFESTYLE, 20 Gusht 2023, 19:57

Performanca që bëri bujë, Mc Kresha: Në Sunny Hill Festival kam kënduar gjithmonë pa pare

Performanca që bëri bujë, Mc Kresha: Në Sunny Hill Festival

Reperi kosovar Mc Kresha emri i vërtet i të cilit është Kreshnik Fazliu rrallëherë pranon të prononcohet për median duke mos dhënë intervista.

Shumë i dashur nga brezi i ri, këngëtari i rrymës rrep, në një intervistë për “Nacionale” me Berat Buzhalen ka folur për eksperiencën e tij në “Sunny Hill Festival 2022”.

I pyetur se si ndihet ai për gjithë dashurinë dhe mirënjohjen që merr nga ndjekësit e tij, Kresha referuar performancës së fundit në ‘Sunny Hill” është shprehur: Ishte emocion i veçantë, lëshuam muzikën dhe publiku filloi të këndonte të gjithë tekstin. Unë këndoj për pasion sa për ta ditur gjithmonë në çdo Sunny Hill kam kënduar pa pare.

Kujtojmë që performanca e reperit bëri buj të madhe pasi i gjithë publiku i pranishëm, “nuk kanë lejuar” Kreshën të këndoj sepse kënga e tij u performua nga vetë publiku fjalë për fjalë, duke përcëlluar emocione të shumta.

Videot u bënë virale duke u kthyer në një ndër kujtimet më të bukura për reperin siç shprehet ai.

Momenti kur publiku krijon atmosferë me këngën “Semafori” në “Sunny Hill Festival 2022”.