LIFESTYLE, 30 Nëntor 2021, 09:44

“Për Adrianën”! Sot, ecje solidarizimi për aktoren në sheshet e Prishtinës

“Për Adrianën”! Sot, ecje solidarizimi për aktoren

Një ecje solidarizimi do të bëhet ditën e sotme për aktoren dhe deputeten Adriana Matoshi e cila gjatë ditës njoftoi se i është rikthyer tumori në tru.

Sipas njoftimit ecja do të mbahet nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar i Prishtinës.

“Në nder të aktores së mirënjohur dhe shumë të dashur për gjithë publikun shqipfolës, Adriana Matoshi e cila përsëri u diagnostikua me tumor në tru, organizohet ecja nga Sheshi Zahir Pajaziti deri te Teatri Kombëtar në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

“Duam që me anë të kësaj ecje, të solidarizohemi me sfidën e Adrianës, për të cilën lutemi të gjithë që ta fitojë si çdo peripeci që e ka kaluar në jetë”, thuhet në njoftim.

Matoshi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se pas nëntë vitesh i është rikthyer tomori në tru.

Ajo ka marrë mbështetja nga figura të ndryshme në vend. Ajo ka treguar për sëmundjen dhe ka bërë thirrje që të gjithë ta duan veten dhe t’i kushtojnë rëndësi.