TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-anëtari i grupit “One Direction”, Liam Payne, ka shtyrë turneun në Amerikën Latine pasi u shtrua në spital për shkak të një infeksioni të rëndë në veshka.
“Me zemër në dorë më duhet t’ju them se nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të shtyjmë turneun tim të ardhshëm në Amerikën e Jugut”, – shkroi këngëtari 29-vjeçar në mbishkrimin e tij në Instagram, bashkë me videon me të cilën iu drejtua ansave.
“Gjatë javës së kaluar kam qenë në spital me një infeksion të rëndë të veshkave, është diçka që nuk do t’ia dëshiroja askujt dhe urdhrat e mjekëve janë që tani më duhet të pushoj dhe të shërohem.
Isha shumë i emocionuar të vija të performoja për ju. Për të gjithë ju që keni blerë bileta: Më vjen shumë keq. Ne jemi duke punuar për të riplanifikuar turneun sa më shpejt të jetë e mundur, por tani për tani do të rimbursojmë biletat – prandaj ju lutem shikoni për përditësime nga pika juaj e blerjes. Faleminderit si gjithmonë për dashurinë dhe mbështetjen. Mezi pres t’ju shoh së shpejti”.