AKTUALITET, 7 Maj 2018, 16:21

VIDEO/ 'Biondja' hajdute tmerri i qytetarëve, seri grabitjesh në Tiranë

VIDEO/ 'Biondja' hajdute tmerri i qytetarëve, seri grabitjesh

Një grua është kthyer në tmerrin e qytetarëve të Tiranës, pasi vetëm ditët e fundit ka bërë disa vjedhje në Tiranë. Në dy biznese, ajo është fiksuar nga kamerat e sigurisë teksa u vjedh lehtësisht çanta me para e sende me vlerë.

Report Tv transmeton pamjet kur ‘biondja” hajdute i merr çantën një vajze. Në këto pamje duket teksa gruaja kalon pranë tavolinës ku qëndrojnë të ulura 4 vajza dhe teksa ato bisedojnë me njëra- tjetrën, gruaja merr lehtësisht një çantë shpine dhe largohet.

Edhe policia është vënë në kërkim të autores së këtyre vjedhjeve, por ende nuk është arritur të identifikohet. Në rastin e fundit, gruaja futet në një argjendari kur një çift po blinte unazën e fejesës, ajo futet dhe teksa shtiret sikur shikon unazat tërheq ngadalë çantën e djalit dhe largohet duke marrë edhe paratë që çifti do të blinte unazën.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=11&v=vYz9M8jD0tU