AKTUALITET, 7 Maj 2018, 14:23

Vladimir Putin betohet për herë të katërt, si President i Rusisë (video)

Vladimir Putin betohet për herë të katërt, si President i

Vladimir Putin, është betuar për herë të katërt, si president i Rusisë. Ceremonia e betimit, është ndjekur nga 5 mijë të ftuar, në një prej dhomave të dekoruara të Kremlinit.

Putin ka qenë në pushtet për 18 vjet, si president dhe kryeministër dhe kundërshtarët e kanë krahasuar pushtetin e tij me atë të carëve apo perandorëve.

Televizioni shtetëror rus, transmetoi pamje të Putinit, i cili dilte nga zyra e tij në Kremlin dhe nisej drejt vendit ku u mbajt ceremonia e betimit. Vladimit Putin do të jetë në pushtet të paktën edhe për 6 vite.

Video nga Euronews, pa koment:

/TPZ.AL/