TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, do të ekstradohet nesër nga Turqia. Lapsi.al mëson se oficerët e policisë shqiptare ndodhen tashmë në Turqi për të marrë Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit. Disa ditë më parë Izet Haxhia u vetëdorëzua në policinë turke, me qëllim që të niste procedura e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.
Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë. Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në hapjen e dosjes ‘Hajdari’.
Lapsi.al