TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tetë deputet të Parlamenti të Holandës kanë nisur vizitën e tyre zyrtare në Tiranë, ku do të njihen me ecurinë e reformave në vendin tonë.
Në një prononcim për mediat pas takimit me Ramën dhe Bashën, ata u shprehën se Shqipëria ende nuk është gati për hapjen e negociatave për integrimin në BE.
Sipas tyre, nuk mjaftojnë vetëm plotësimi i 5 prioriteteve, sepse zyrtarët e korruptuar të çdo niveli duhet të dalin para drejtësisë. Një tjetër shqetësim i ngritur nga deputetët ishte edhe krimi shqiptar në Holandë.
Delegacioni drejtohet nga Malik Azmani që i përket partisë për Liri dhe Demokraci, ndërsa anëtarë janë Anne Mulder po nga e njëjta parti. Kees Verhoeven nga partia Demokratët 66, Bram Van Ojik të Gjelbrit e Majtë, Frank Futselaar Partia Socialiste, Stieneke Van der Graaf Unioni Kristian, Mr Pieter Omtzigt partia Kristian Demokrate dhe Jeffrey Van Haaster.