AKTUALITET, 10 Korrik 2019, 12:50

Lëvizte me armë zjarri pa leje, arrestohet turisti polak në Durrës

Lëvizte me armë zjarri pa leje, arrestohet turisti polak në


Një shtetas polak është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi lëvizte me armë zjarri pa leje në qytet.

I arrestuari është shtetasi me iniciale A.M, 47 vjeç, banues në lagjen nr. 18 në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 47 vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip “Pistoletë” me shtatë fishekë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë 47-vjeçari polak me banim në Durrës.

Sekuestrohet një armë zjarri Pistoletë me 7 fishekë luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit polak:

-A.M., 47 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës.

Ky shtetas qarkullonte me armë me vete, të cilën e mbante në makinë dhe është kapur në lagjen Nr. 18, Durrës nga shërbimet e Policisë , ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, Policia ka gjetur një armë zjarri tip Pistoletë “TT” dhe shtatë fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.