TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për ish-gjyqtaren Altina Xhoxhaj. Kjo e fundit u shkarkua 3 muaj më parë.
Ajo mbante postin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese ndërsa kohë më parë u shkarkua nga KPK-ja.
Vendimi për ta shkarkuar u mor pasi KPK shqyrtoi për një javë dokumentacionin e paraqitur nga Xhoxhaj për të argumentuar pasurinë e deklaruar.
“Komisioni e konsideron të mbyllur procesin e rivlerësimit. Trupa gjykuese vendosi me shumicë votash shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit”, thuhej në njoftimin e KPK-së.
Gjatë shqyrtimit të dosjes së anëtares së Kushtetueses, KPK-ja konstatoi mospërputhje në deklarim të burimin e parave, vendime në konflikt interesi, mbajtjen e një sasie të madhe cash, mungesë të ardhurash për blerjen e një apartamenti 109 m2 në vitin 2005 si dhe probleme me një truall në Gjirin e Lalzit.
Në seancën e 25 prillit KPK shtyu në momentin e fundit nxjerrjen e vendimit, me pretendimin se kërkonte më shumë kohë për të llogaritur likuiditetitet në deklaratën e pasurisë së gjyqtares, pasi pretendohej se gjyqtarja ka fshehur të ardhurat.