TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër persona janë shoqëruar në polici, si të dyshuar për atentatin me tritol ndaj të fortit të Shkodrës, Lulzim Kulla. Ndalimi i tyre u krye nga policia e Elbasanit gjatë mbrëmjes së të mërkurës. Në këtë qytet është gjendur edhe makina që transportoi motorrin ku u vendos sasia e eksplozivit.
“News 24” bën me dije se ata dyshohet se organizuan shpërthimin me tritol në lagjen “Rus” në Shkodër, me objektiv Lulzim Kullën.
Nga shpërthimi i fortë i tritolit paraditen e 13 janarit në Shkodër mbetën të plagosur 8 persona, së bashku me shënjestrën e atentatit.