Ngjela beson se nën akuzë do jenë edhe dy kryeministrat, përkatësisht Sali Berisha dhe Edi Rama.
“Janë dy drejtorë të përgjithshëm që nuk bëjnë dot gjë pa ministrat e tyre. Dhe janë dy ministra që nuk bëjnë dot gjë pa kryeministrin. Ata, që të bëjnë diversion, po nuk do kryeministri nuk ndodh. Që dy kryeministrat do jenë nën akuzë, kjo do ndodhë, ata mund të jenë edhe të pafajshëm. Por logjika e hetimit thotë që ata do jenë nën akuzë”, u shpreh ngjela në studion e “News24”.