AKTUALITET, 27 Gusht 2018, 21:26

Detajet/ Vrasja në Shkodër, zbulohet autori. Viktima e akuzoi se i kishte vjedhur para. Konflikti përfundoi në polici

Detajet/ Vrasja në Shkodër, zbulohet autori. Viktima e akuzoi se i

Të tjera detaje zbulohen nga krimi në Shkodër, ku mbeti i vrarë me thikë 54-vjeçari Prendush Fushaj. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se autori i dyshuar është shtetasi Fredi Pllumi, rreth 30 vjeç.

Ndërkaq mësohet se shkak për konfliktin mes viktimës dhe autorit është bërë një akuzë për vjedhje.

54-vjeçarit Fushaj i kishin vjedhur ditët e fundit një sasi parash, dhe për këtë ngjarje ai kishte akuzuar Fredi Pllumin, të cilin madje e kishte denoncuar në polici.

Policia e ka shoqëruar Pllumin por më pas e ka lënë të lirë. Sot pasdite autori ka shkuar te banesa e viktimës dhe pasi kanë debatuar e ka therur me thikë, duke i shkaktuar plagë të rëndë, të cilat i kanë sjellë vdekjen.