TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona kanë goditur dhe kanë grabitur pronarin e një ‘exchange’, i cili ishte duke shkuar në bankë për të depozituar para.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Barrikadave”, kur personat i janë afruar dhe e kanë goditur me levë pronarin e ‘exchange’, Agron Shima, i cili ishte duke lëvizur me motor.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i një prej grabitësve, ndërsa tjetri ka marrë çantën me para dhe është larguar.
Ai është shpallur në kërkim, teksa nuk bëhet me dije identiteti i tyre.
